Protesta në Malin e Zi, qytetarët tentojnë të hyjnë në godinën e Kuvendit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 22:21 | Ballkani
Protesta në Malin e Zi, qytetarët tentojnë të hyjnë

Në Malin e Zi janë mbajtur protesta pasditen e së hënës, ku qytetarët kanë kaluar gardhin mbrojtës dhe kanë tentuar të futen në godinën e Kuvendit. Policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Me thirrjet “tradhti, tradhti”, protestuesit pretendojnë se ndryshimet në ligjin për presidentin kanë për qëllim prishjen e rendit kushtetues

Këtë të hënë, kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin e presidentit me të cilat mundësohet zgjedhja e qeverisë pa pëlqimin e presidentit.

radio televizion publik i Malit të Zi ka raportuar se protestuesit qëlluan me gurë derën e xhamit në Kuvend, ku u fikën edhe dritat për arsye sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos