
Fermerë të qarkut të Shkodrës kanë protestuar përpara zyrës rajonale të bujqësisë për të denoncuar atë që ata e quajnë si një ndarje abuzive të naftës pa akcizë, e cila po shkon tek ata që nuk e punojnë tokën dhe jo tek fermerët e vërtetë.
Në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe deputete të PD të qarkut të Shkodrës, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë për të hetuar rastet abuzive që janë mëse të verifikueshem në terren.
Ndërkohë drejtues të zyrës rajonale të bujqësisë në Shkodër janë shprehur se rastet e dyshuara për abuzime në ndarjen e naftës pa akcizë, fermerët dhe deputetët të mos ngurojnë për t’i depozituar në institucionet ligjzbatuese. (A2 Televizion)