Protesta për rritjen e çmimeve ka nxjerrë në shesh qytetarët këtë të shtunë, të cilët më pankarta në duar dhe me fjalime përpara zyrës së kryeministrit, kanë shprehur shqetësimin e tyre për abuzimet që janë bërë javët e fundit me çmimet dhe ndërhyrjen që ka bërë qeveria për ti frenuar ato. Marshimi nisi nga Sheshi Skënderbej, ndërsa pas më shumë se 1 orë me fjalime dhe parulla, një pjesë e protestuesve kanë vendosur të qëndrojnë aty për 24 orë. (A2 Televizion)
Protesta para Kryeministrisë, kërkohet ulja e çmimeve dhe minimumi jetik
