Protesta para Kryeministrisë? Meta: Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 12:14 | Politikë
Protesta para Kryeministrisë? Meta: Në datën 6 përballë

Kreu i Partisë së Lirisë la të kuptohet se protesta e opozitës në datën 6 dhjetor do të zhvillohet para Kryeministrisë. I pyetur për mosdhënien e lejes për ta zhvilluar protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Meta tha: “Nuk është çështje sigurie, është çështje Kushtetute. Jemi për Shqipërinë europiane, jo regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë për vite të tëra. Sigurinë e Europës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve, me në krye kokainën”.

Meta foli për gazetarët pas një takimi të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike me kryetarin e kësaj të fundit, Sali Berisha. Një ditë më parë, Meta konfirmoi zyrtarisht se do të merrte pjesë në protestën e 6 dhjetorit, që përkon me ditën kur në Shqipëri do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, një ngjarje historike që ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Masat për Samitin, 6 dhjetori pushim, kufizime në qarkullim

E marta e 6 dhjetorit do të jetë ditë pushimi për Tiranën. Vendimi është marrë për shkak se do të mbahet në kryeqytet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Tirana do të blindohet nga masat e sigurisë, pasi do të ketë kufizime edhe për qarkullimin e automjeteve brenda unazës së vogël. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi "Nënë Tereza" dhe përreth stadiumit Arena Kombëtare do të aplikohen 16 nivele të sigurisë të Policisë shqiptare në bashkëpunim me protokollin e sigurisë së Brukselit.  Godina e Këshillit të Ministrave është parashikuar si plan B për mbajtjen e Samitit, sipas protokollit të kërkuar nga unioni për çdo rast të papritur, çka sipas qeverisë është e pamundur që qytetarët të protestojnë përballë këtij institucioni. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/29/meta-me-6-dhjetor-mirenjohje-per-be-ne-dhe-kunder-kapjes-se-shtetit-nga-mafia/
https://a2news.com/2022/11/26/refuzimi-i-policise-per-protesten-berisha-i-paqene-me-date-6-ora-1200-do-vershojme-ne-shesh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos