
Shkon në 19 numri i protestuesve të arrestuar nga policia për protestën e së shtunës para kryeministrisë. Pas analizimit të pamjeve filmike, grupi hetimor identifikoi dhe vuri në pranga edhe 3 protestues të tjerë të cilët sipas policisë, kanë kryer akte dhune për disa orë para kryeministrisë.
Mbi të arrestuarit rëndojnë 4 akuza, kundërshtim i punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim prone dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike. Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës së Tiranës ku do t’i caktohet e dhe masa e sigurisë.
Ndërkohë krahas hetimeve për protestuesit prokuroria e Tiranës ka nisur edhe verifikimet mbi veprimet e gardës së republikës ditën e protestës. Opozita akuzoi të shtunën policinë por edhe gardën se në kundërshtim me ligjin përdorën gaz lotsjellës duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve. (A2 Televizion)