Protesta të dhunshme në Mal të Zi, përleshje me policinë ceremonia për liderin e ri ortodoks

Nga A2 CNN
5 Shtator 2021, 13:02 | Aktualitet

Tension në Malin e Zi në prag të ceremonisë që do të zyrtarizoi Joanikije II në rolin e mitropolitit dhe peshkopit të Cetinjes, praktikisht kreu i kishës ortodokse serbe. Ditën e djeshme mijëra malazezë kanë protestuar në Cetinje duke u përballur edhe me forcat e policisë që i ndanin nga manastiri ortodoks. “Kjo nuk është Serbi!” dhe “Rroftë Mali i Zi” ishin disa nga parullat më të shpeshta në protestat e djeshme, që dëshmojnë një konflikt gjithmonë e më të hapur midis kishës serbe, që përfshin pjesën më të madhe të malazezëve por që shihet ende si një “dorë” e Beogradit në vendin që zgjodhi të ndahet nga Serbia në 2006. Vetë presidenti Milo Djukanovic, që mbështeti protestën e djeshme, akuzon hapur Kishën për një qasje proserbe që ven në rrezik pavarësinë malazeze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos