Protestat në Hong Kong, guvernatorja Lam: Nuk kanë penguar zhvillimin

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 08:50 | Bota
Protestat në Hong Kong, guvernatorja Lam: Nuk kanë penguar zhvillimin

“Trazirat prej më shumë se 6 muajsh në Hong Hong nuk kanë prekur zhvillimin ekonomik të vendit”.

Kjo është deklarata e fundit e guvernatores Carrie Lam sipas së cilës, qendra kryesore ekonomike në Azi vijon të mbetet e qëndrueshme e në zhvillim, pavarësisht rrëmujës së kohëve të fundit. Duke folur në hapjen e një forumi rajonal financiar, Lam tha se sistemi financiar i qytetit mbeti solid falë mësimeve të marra që nga kriza financiare aziatike.

Protestat në Hong Kong u përshkallëzuan në qershor të vitit të kaluar për shkak të një ligji që lejonte ekstradimet në Kinë. Në lidhje me to, Pekini zyrtar mandatoi të dërguarin e tij që do të asistojë qeverisjen në vend dhe do të kthejë normalitetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos