Protestë e heshtur në Shkodër për 25-vjeçarin e vrarë nga Policia

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 07:12 | Aktualitet

Dhjetëra qytetarë në Shkodër kanë zhvilluar një protestë  të heshtur, mbrëmjen e së martës, në qendër të qytetit, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një punonjës i Policisë në Tiranë.

Protestuesit mbanin qirinj të ndezur në duar dhe marshuan në këmbë deri te prefektura e qarkut në Shkodër duke i vendosur qirinjtë në derën e prefekturës.

Kjo protestë e heshtur u zhvillua pas orës 22:00 të mbrëmjes, për të dënuar vrasjen e të riut në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos