Protestë në Sarajevë për mungesë të vaksinave, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 17:04 | Ballkani
Protestë në Sarajevë për mungesë të vaksinave,

Rreth dy mijë persona dhe qindra makina protestuan sot në qendër të Sarajevës, me parullën "Lufta për jetën", duke kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të lartë boshnjakë të cilët, sipas tyre, ende nuk kanë bërë asgjë për t’i siguruar popullsisë vaksinat anti-COVID-19.

Pasi ndaluan para Parlamentit, marshimi i protestuesve u ndal para selisë së qeverisë së Federatës (Fbh, një etnitet me shumicë myslimane kroate nga Bosnja), e cila nuk ndryshoi pas zgjedhjeve të vitit 2018 për shkak të mungesës së marrëveshjeve midis forcave politike.

Turma mbante në duar parrullat që kërkonin dorëheqjen e të gjithë qeverisë qendrore dhe ekzekutivit aktual të Fbh, dhe veçanërisht të kryeministrit Fadil Novalic. Ky i fundit aktualisht është në gjyq për pjesëmarrje në blerjen e 100 aparateve për frymëmarrje nga Kina, të cilët u zbuluan se nuk funksiononin mirë dhe do të kishin shkaktuar vdekjen e disa pacientëve.

Mungesa e vaksinave dhe skandali i respiratorëve kanë shkaktuar pakënaqësi të fortë popullore, veçanërisht pas botimit të një dokumenti në të cilin një grup mjekësh të kujdesit intensiv paralajmërojnë për aparatin e frymëmarrjes në fjalë, të përdorur në Qendrën Klinike të Sarajevës. Sebija Izetbegovic, drejtoreshë e Qendrës Klinike dhe gruaja e udhëheqësit të SDA (partia më e madhe myslimane), thotë se respiratorët po punojnë si duhet.

Ditët e fundit në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, furnizimet e para të vaksinave kanë mbërritur nën programin ndërkombëtar Covax, për një total prej rreth 50 mijë doza AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech.

Bosnja dhe Hercegovina ka rreth 3.5 milionë banorë. Mijëra qytetarë boshnjakë, maqedonas, malazezë, shqiptarë dhe kosovarë kanë mundur të vaksinohen në Beograd në fundjavën e fundit të marsit, falë furnizimeve të vaksinave të vëna në dispozicion të vendeve fqinje nga Serbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos