Momente të këqija për Presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe bashkëshorten e tij.
Dhjetëra manifestues tentuan të hynin në një teatër të Parisit, ku ishte i pranishëm kreu i Elizesë për të ndjekur një shfaqje.
Policia ka arritur të bllokojë protestuesit që janë ngritur kundër reformës së pensioneve.
Truprojat e Presidentit ndërhynë duke zhvendosur Macron dhe Brizhit në një vend të sigurt.
Pasi gjendja e tensionit kaloi, ata u rikthyen sërish në sallën kryesore ku ndoqën shfaqjen deri në fund të saj. (A2 Televizion)