Protestuesit sulmojnë edhe selinë e Partisë Socialiste

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 21:28 | Aktualitet
Protestuesit sulmojnë edhe selinë e Partisë Socialiste

Protesta e mbrëmjes së të enjtes në kryeqytet, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, degjeneroi në dhunë.

Protestuesit shkaktuan trazira në disa zona të kryeqytetit, duke bllokuar rrugët e djegur koshat e plehrave. Ndërkohë, dëme ka pësuar edhe selia e Partisë Socialiste, të cilës i janë thyer xhamat.

Zëvendëskryeministri Braçe shpërndau edhe një video në rrjetet sociale nga selia e dëmtuar, ndërsa bashkëngjitur shkruan se kurrë në 30 vite, PS nuk ka sulmuar selinë e ndonjë partie, ndërsa sipas tij, pas sulmit të dhunshëm qëndrojnë Sali Berisha e Lulzim Basha. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CIoRyGEnsDU/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos