Provat e reja për 21 janarin, Manja: Sot kallëzojmë Berishën, Bashën e ish-komandantin e gardës

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 13:46 | Aktualitet
Provat e reja për 21 janarin, Manja: Sot kallëzojmë

Në një dalje për mediat, ministri i Drejtësisë Olsi Manja ka njoftuar se PS dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës për dosjen e 21 janarit.

Po ashtu, ministri bëri të ditur se do të kallëzohet i gjithë zinxhiri komandues i Gardës pas daljes së audio-përgjimit nga ngjarja tragjike.

Kryedemokrati Sali Berisha më herët gjatë ditës së sotme i cilsoi provat një sajesë të Ardi Veliut, dhe ministri i Drejtësisë u shpreh sot se qeveria nuk do të merret me autenticitetin e regjistrimit, por se këtë gjë do t’ua lërë në dorë organeve të drejtësisë.

“Sot do të kallëzojmë në spak ish-kryeminsitrin Berisha, ish ministrin e Brendshëm dhe ish komandantin e gardës. Dhe gjithë zinxhirin e gardës së vendit që ka dalë në një provë të re në mediat e vendit. Është koha që të bëhet drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore....”

Ministri theksoi se pret nga SPAK që të tregojë që është në lartësinë e detyrës që ka dhe të hetojë këdo pavarësisht nga hierarkia që ka pasur apo ka në shtet

“Presim që SPAK-u të thërrasë të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë përballë organit të akuzës. Të zbardhet përfundimisht e vërteta.”

I pyetur se përse qeveria po i kthehet kësaj dosjeje pas 12 vitesh, Manja theksoi se me daljen e provave të reja nuk mund të heshtin.

“Sot pas 4 ditësh që ka dalë kjo kasetë, ne rrimë e presin se çfarë do të bëjë drejtësia. Ka ardhur ora që SPAK-u i pandikuar nga askush të bëjë detyrën.” (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/893988351791809
https://a2news.com/2023/01/23/provat-e-reja-per-21-janarin-berisha-manipulime-te-ardi-veliut-rama-i-perdori-njerezit-si-mish-per-top/

A2 CNN Livestream

Latest Videos