Provimi i anglishtes, gjimnazistët kryejnë testin e parë të maturës

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 14:47 | Sociale

Provimi i parë i gjuhës së huajë në maturë duket se ka kaluar me sukses. Për 2 orë e gjysmë gjimnazistët testuan njohuritë e marrë në tre vite. Tensioni dhe emocionet ishin të pranishme gjatë gjithë ditës, por pas përfundimit të sytë e tyre vërehej një çlirim i momentit.

 “Shkoi mirë, në anglisht kemi pasur nota të mira, tani presim të tjerat”, thonë disa prej tyre për A2 CNN, ndërkohë që disa tregojnë degët që do të zgjedhin në universitet.

Në provim ishin dhe prindërit e nxënësve, të cilët e përjetuan situatën po aq sa fëmijët e tyre. Na jashtë dyerve të gjimnazit luten për rezultate pozitive.

Matura e këtij viti vjen pas një sërë vështirësive, por stafet arsimore janë të bindur se gjimnazistët do të japin rezultate të kënaqshme.

 “Vijnë nga tërmeti dhe pandemia. Vetëm vitin e tretë kanë bërë mësim normal, por kemi punuar shumë në konsultim”, thotë Teuta Braçaj, drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini” në kryeqytet.

Pas provimit të gjuhës së huaj, të shtunën e 11 qershorit maturantët do të testohen në provimin e  gjuhës shqipe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos