
Të enjten e 9 qershorit nis matura shtetërore. Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj, ku pritet t’i nënshtrohen 33 mijë maturantë.
Testi nis në orën 10 dhe zgjat 2 orë e gjysmë. Drejtues të ministrisë së Arsimit kanë siguruar se nuk do të ketë pyetje jashtë programit mësimor.
Teza e provimit përmban pyetje me alternativë dhe me zhvillim, të gjitha të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve.
60 janë pikët maksimale për dhjetën absolute, ndërsa që maturanti të jetë kalues duhet të zgjidhë 25% të pyetjeve.
Pas testit të gjuhës së huaj, më 11 qershor është provimi i gjuhës shqipe, më 17 qershor lënda e matematikës dhe më 24 qershor provimi me zgjedhje. (A2 Televizion)