Provokimet e Koresë së Veriut, Shqipëria ngre zërin në OKB, kërkon sanksione të forta

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 10:49 | Bota
Provokimet e Koresë së Veriut, Shqipëria ngre zërin në

Shtetet e Bashkuara dhe Kina akuzuan Rusinë se po i ofronin mbrojtje diktatorit koreano-verior Kim Jong-Un, duke penguar përpjekjet e Këshillit të Sigurimit për të ashpërsuar sanksionet lidhur me programin bërthamor.

“Koreja e Veriut ka shijuar një mburojë mbrojtëse nga 2 anëtarë të këtij Këshilli. Rusia dhe Kina kanë justifikuar provokimet e vazhdueshme të Kim Jong-Un dhe kanë bllokuar çdo përpjekje për të fuqizuar sanksionet ndaj regjimit”, u shpreh Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA-së në OKB.

Këshilli i sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh u mblodh të mërkurën me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen e Shqipërisë, Francës, Britanisë e vendeve të tjera, pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë mbi Japoni, për herë të parë në 5 vite. Kina dhe Rusia ishin kundër mbajtjes së një takimi publik të Këshillit, duke pretenduar se kjo nuk do të ndihmonte në çtensionimin e situatës.

"Ne e kemi thënë shumë herë dhe po e përsërisim - vendosja e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut është një rrugë pa krye. Është një masë, e cila, siç e kemi thënë tashmë, po na sjell zero rezultate”.

Zëvendësambasadorja e Shqipërisë në OKB, Albana Dautllari dënoi testimet e Koresë së Veriut dhe kërkoi që Kim Jong-Un të mbahet përgjegjës për tmerrimin e banorëve japonezë dhe kërcënimin e të gjithë gadishullit të Koresë. “Sanksionet ndaj Koresë së Veriut duhet të implementohen plotësisht dhe çdo shkelje e tyre është një kërcënim i shtuar ndaj paqes rajonale dhe botërore”, deklaroi Dautllari në fjalën e saj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos