PS emëron anëtarët e Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 12:17 | Politikë
PS emëron anëtarët e Komisionit të Posaçëm

Partia Socialiste ka emëruar 7 anëtarët dhe 3 anëtarët zëvendësues që do të marrin pjesë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar që do të merret me Reformën Zgjedhore. Komisioni u miratua të ngrihet në seancën e 10 shkurtit, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Në krye të komisionit është emëruar Damian Gjiknuri, i cili ishte kryetar dhe i komisionit të mëparshëm për reformën zgjedhore, si dhe përfaqësues i PS në Këshillin Politik, të ngritur në vitin 2020 për të dakordësuar punën me opozitën, e cila në atë kohë ishte jashtë parlamentit.

Lista e anëtarëve të PS në komision

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar

Toni Gogu, anëtar

Ermonela Felaj, anëtare

Blerina Gjylameti, anëtare

Klotilda Bushka, anëtare

Klevis Xhoxhi, anëtar

Arben Pëllumbi, anëtar

Blendi Klosi, anëtar

Gledis Çeliku, anëtar zëvendësues

Jurgis Çyrbja, anëtar zëvendësues

Xhemal Qefalia, anëtar zëvendësues (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos