PS, kërkesë në KQZ për regjistrim në zgjedhjet e 30 qershorit

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 13:37 | Politikë

Pavarësisht situatës politike në vend, Partia Socialiste ka dërguar mesditën e sotme kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Dokumenti i dorëzuar në KQZ, i siguruar nga A2 CNN, mban firmën e sekretares për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti.

Deri tani, ende nuk është e qartë nëse partitë opozitare, të cilët dogjën mandatet, do të marrin pjesë në këto zgjedhje. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos