PS propozon mbledhje online të komisioneve parlamentare, PD: Çon parlamentarizmin drejt asgjësimit

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 11:03 | Politikë
PS propozon mbledhje online të komisioneve parlamentare, PD: Çon

Partia Socialiste ka propozuar që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Propozimi është kundërshtuar nga Partia Demokratike, pasi, sipas deputetëve të opozitës, kjo dëmton transparencën.

“E vetmja arsye pse diçka e tillë do të bëhet është për të kufizuar parlamentarizmin, për ta çuar drejt asgjësimit. Nëse jeni komod që deputetët të mos ushtrojnë përgjegjësinë e tyre, dhe këtë e bëni në kundërshtim të hapur me ligjet, ne nuk e pranojmë. Prandaj jam i bindur që vendimi që u mor në konferencën e kryetareve të hidhet poshtë dhe të vazhdohet me rregulloren”, tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos