Pse dashuria e parë nuk harrohet kurrë?

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 16:12 | Lifestyle
Pse dashuria e parë nuk harrohet kurrë?

Thuhet se dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Në të vërtetë, dashuria e parë është një përvojë unike, aq e fuqishme sa mbetet e skalitur në kujtesën tonë për një jetë. Kjo është demonstruar ndër vite nga studime të ndryshme që kanë matur efektet në tru të rënies në dashuri.

Një studim i botuar në “Journal of Comparative Neurology”, përdori një rezonancë magnetike funksionale për të zbuluar tek të dashuruarit lëshimin e dozave të mëdha të dopaminës dhe oksitocinës (të quajtur edhe "hormoni i dashurisë"), substanca përgjegjëse për ngarkesën e fortë të energjisë dhe euforisë që ndihet në atë përvojë. Por kulme shumë të ngjashme hormonale ndodhin edhe kur historia e dashurisë përfundon, duke ndihmuar në ngulitjen e pashlyeshme të kujtesës së saj.

Sipas një studimi të vitit 2017 në “Journal of Positive Psychology”, duhen mesatarisht tre muaj për t'u rikuperuar nga thyerja e zemrës , por shumë më gjatë për ta harruar atë.

Nëse bëhet fjalë për dashurinë e parë atëherë, për ta bërë gjithçka edhe më të paharrueshme është nostalgjia për adoleshencën, periudhë në të cilën shumica e njerëzve përjetojnë historinë e tyre të parë të dashurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos