Pse duhet të hani një banane para gjumit dhe jo në mëngjes?

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 11:06 | Lifestyle
Pse duhet të hani një banane para gjumit dhe jo në mëngjes?

Një mollë në ditë e mban mjekun larg, thonë njerëzit e mençur, megjithatë të gjitha frutat janë të nevojshme në përditshmërinë tuaj, për një shëndet të mirë të organizmit. Megjithatë, këtu do të përmendim veçanërisht bananen, të cilën me siguri e shijoni në punë për mëngjes ose si një mes vakt, kur jeni të uritur dhe nuk mund të konsumoni ushqim në ato momente.

Mirëpo, nëse ndonjëherë e keni të vështirë të flini dhe hidheni e ktheheni në shtrat deri vonë, atëherë zgjidhja fshihet te bananet. Kjo pasi, përveç kaliumit dhe fibrave bimore, përmban edhe magnez që ndihmon në relaksimin e muskujve dhe ndihmon për të fjetur më mirë.

Këtë mund ta kombinoni edhe me gjalpë kikiriku, pasi është dyshja më e mirë që mund t’ju vijë në ndihmë nëse nuk po flini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos