Pse fëmijët e vegjël në Japoni mbajnë kapele të verdha?

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 19:04 | Lifestyle

Në Japoni, ekziston një praktikë interesante, por e thjeshtë për t'u mësuar fëmijëve pavarësinë.

Fëmijët e vegjël shkojnë vetë në shkollë në mënyrë që të mësojnë të jenë të pavarur.

Gjatë këtij udhëtimi ata mbajnë kapele të verdha në mënyrë që të dallohen më lehtë në komunikacion dhe automjete.

Por, jo vetëm ajo. Kapelja gjithashtu shërben si një mesazh për të rriturit.

Kur shohin një fëmijë të veshur me një kapele të verdhë, japonezët i vëzhgojnë fëmijët dhe i udhëzojnë nëse kanë nevojë për ndihmë.

Ekziston një parim në vend që mbajtja e fëmijëve të sigurt është një detyrë e përbashkët.

Në këtë mënyrë, prindërit mund t'i dërgojnë të sigurt fëmijët e tyre në shkollë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos