
Shkelja e përsëritur e masave anti- Covid në ndeshjen e radhës në “Arena Kombëtare” do të japë efekte në rritjen e infektimeve.
Eksperti i Komitetit Teknik, Skënder Brataj, bën përgjegjës Federatën Shqiptare për precedentin e përsëritur në stadium, si dhe të gjitha institucionet e tjera që me aktivitetet e tyre po dëmtojnë shëndetin e popullatës.
Kreu i Urgjencës Kombëtare thotë për A2 CNN se shkelja e masave anti-Covid ka rritur infektimet nga koronavirusi këtë periudhë. Ndërsa dimri pritet të sjellë një valë tjetër për shkak të kushteve të motit, por edhe qëndrimit në ambiente të mbyllura.
Eksperti i Komitetit Teknik i bën thirrje popullatës për kryerjen e vaksinës anti-Covid si e vetmja mundësi për të shpëtuar jetën. (A2 Televizion)