Pse politika nuk gjen marrëveshje për pensionet? Çoçoli: Masat do të krijonin shumë të pakënaqur dhe tkurrje votash

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 22:07 | Ekonomi
Pse politika nuk gjen marrëveshje për pensionet? Çoçoli:

Çfarë pengon realisht kompromisin politik për pensionet? Sipas ekspertit të ekonomisë, Fatos Çoçoli, kjo mangësi vjen se një reformë e mirëfilltë mund të shoqërohet me kosto të madhe politike.

“Ka të bëj me faktin që masat që duhet të marrësh, në qoftë se janë të plota dhe jo të pjesshme si në 2014, janë të tilla që do të bëjnë një qeveri jo popullore. Po të duash të luftosh informalitetin, ka një burim të mirëfilltë të financimit të skemës së pensioneve, ose po të kishim një qeveri që do të godiste pagesat që bëhen nën dorë në sektorin privat”, thotë Çoçoli i ftuar në A2 Business.  

Sipas tij, “në qoftë se do kishim një funksionim të inspektoratit të punës dhe krijimin e një ambienti antibiotik për të bërë këto manovrime, sot do ta kishim koeficientin e përfituesve në nivel 1.3-1.4, pra si vendet e tjera të rajonit”.

https://a2news.com/2021/11/17/ne-2030-pensionet-do-te-jene-sa-pensionet-sociale-sejdarasi-mungon-angazhimi-financohen-nga-perjashtimet-tatimore/

Sipas tij në kontekstin shqiptar politika nuk ka asnjë vullnet për të rrezikuar në popullaritet për të rritur funksionalitetin e këtyre skemave. “Emigracionin nuk  e kemi shumë në dorë, por çfarë varet nga ne është lufta pa kompromis kundër informalitetit. Por kjo do të krijonte shume të pakënaqur dhe do të rezultonte në tkurrje të votave për partitë, dhe kjo ka bërë që ato mos të bien dakord”, tha ai.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos