Ajo e mbylli karrierën e saj si një engjëll i “Victoria's Secret” në vitin 2017.
Por tashmë në moshën 38-vjeçare, Alessandra Ambrosio, bukuroshja braziliane, ka treguar edhe një herë tjetër se mbetet një ikonë e industrisë së modës.
Ajo është fotografuar të martën teksa ka zhvilluar një set fotografik në plazhet e mrekullueshme të Porto Alegre në Brazilit. Me bikini të zeza, Alessandra dukej një mrekulli në breg të detit.
“Victoria's Secret” është mbushur me modele të reja, nga Kendall Jenner te motrat Hadid, por në anën tjetër edhe Alessandra Ambrosio tregon në daljet e saj në publik se nuk ka nevojë për “krahët e engjëllit” për të qenë në qendër të vëmendjes.
Ndoshta dy vite më parë ka qenë momenti i duhur që ajo të largohej nga “Victoria's Secret”. (A2 Televizion)