Çmimet e karburanteve: Ulet me 3 lekë nafta, benzina rritet me 1 lekë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 16:16 | Aktualitet
Çmimet e karburanteve: Ulet me 3 lekë nafta, benzina rritet me 1

Bordi i Transparencës ka dalë me një vendim të ri për çmimet e karburanteve në vend. Çmimi i shitjes së naftës është ulur 176 lekë/litër nga 179 lekë, që ishte në vendimin e datës 18 maj.

Ndërsa benzina ka shënuar një rritje të lehtë me 1 lekë për litër, duke u tregtuar nga me 179 lekë për litër. Për nënproduktin e gazit çmimet nuk kanë ndryshuar, teksa do të shitet me 63 lekë për litër.

 Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 26 Maj pas orës 18.00 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos