Publikohen dokumentet e brendshme, Facebook zhytet në një krizë të thellë plot me pasiguri

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 16:40 | Teknologji
Publikohen dokumentet e brendshme, Facebook zhytet në një krizë

Facebook po zhytet në një krizë të thellë të mbushur plot me pasiguri pas skandaleve të njëpasnjëshme të kohëve të fundit.

Publikimi i mijëra dokumenteve të brendshme, mbi të cilat CNN po ndërton një sërë artikujsh, nxori në pah anashkalimin e shqetësimeve për shëndetin e përdoruesve në këmbim të përfitimeve financiare.

Të emërtuara si “Facebook Papers”, dokumentet japin një pasqyrë të thellë të kulturës së brendshme të kompanisë, qasjen mbi dezinforminin dhe moderimin e gjuhës së urrejtjes, kërkimet e brendshme si dhe algoritmin mbi postimet.

Megjithatë, analistët mendojnë se Kongresi Amerikan duhet të veprojë për të ndryshuar praktikat e rrjetit social më të përdorur të botës pasi presioni publik nuk është i mjaftueshëm për të ndikuar Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos