
Është bërë publik disa minuta përpara ndeshjes formacioni zyrtar me të cilin Kombëtarja Shqiptare do të përballet me ekipin e Lituanisë në ndeshjen e dytë në grupe të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në këtë takim tekniku Reja ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime krahasuar me ndeshjen e parë që Shqipëria fitoi në Minsk. Porta mbetet e pandryshuar me Strakoshën që mbron kuadratin e Kombëtares.
Ndryshimet fillojnë nga mbrojtja ku Veseli është nisur nga stoli dhe në vend të tij është hedhur në Fushë Mihaj. Gjithashtu në repartin difensiv janë rreshtuar Gjimshiti, Hysaj dhe Dermaku dhe Trashi.
Në mesfushë trajneri italian do të provojë në mbrëmjen e sotme Laçin, Gjasulën dhe Abrashin. Ashtu siç u lajmërua edhe më herët dy autorët e golave ndaj Bjellorusisë janë lënë jashtë formacionit startues.
Sulmin e sotëm të kuqezinjve e udhëheqin Sadiku me Manajn. (A2 Televizion)