Publikohet fotoja e një vajze nga viti 1898, nuk mbahen konspiracionistët: Greta Thunberg ka ardhur nga e shkuara për të na shpëtuar

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 17:43 | Lifestyle

Konspiracionistët janë të bindur se Greta Thunberg është një vajzë që “ka udhëtuar në kohë për të na shpëtuar”, pasi në internet po qarkullon një foto e një vajze që i ngjan shumë asaj, e bërë 121 vite më parë.

Në foto duken 3 fëmijë që po nxjerrin ujë nga një pus në Jukon të Kanadasë, në vitin 1898. Në këtë foto duket një vajzë e re që ngjan me aktivisten 16-vjeçare suedeze të ndryshimeve klimatike.

Fotografia është zbuluar në arkivat e Universitetit të Uashingtonit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë shpërndarë menjëherë, së bashku me teoritë e tyre konspirative.

“Greta në një foto të parë 121 viteve. Ajo udhëton në kohë dhe ka ardhur për të na shpëtuar”, shkruan një përdorues i Twitter.

Ndërsa një tjetër shton: “Ndoshta është nga e ardhmja dhe udhëton në të shkuarën, në momente të caktuara historike për të ndaluar ndryshimet klimatike”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/25/shkencetaret-i-vene-nje-insekti-emrin-greta-thunberg/
https://a2news.com/2019/09/26/psikologu-ne-vend-qe-te-mbaje-fjalime-greta-duhet-te-trajtohet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos