“Nuk ke parë asgjë akoma”, ishte mesazhi i kryetarit të Partisë Demokratike për kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se demokratet po organizojnë mbështetësit e tyre në mbështetje të studentëve për protesta periodike.
Sipas Berishës humbja e Vuçiçit është një paralajmërim politik për Ramën, duke pretenduar se ai po përdor metoda represive ndaj protestuesve dhe studentëve.
“Jam i bindur se largimi i tij argatin e la me një këmbë. E la të plagosur rëndë. Jo se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie të ndërvarura apo varësie. Por Rama me Vuçiçin kishin marrëdhëniet e padronit me argatin. Partia Demokratike nëpërmjet strukturave të saj rinore është aktive që nga momenti i parë e gjer sot në këtë protestë. Jemi në një detyrë shumë të rëndësishme të mobilizimit me të gjithë potencialin tonë të mbështetjes së përditshme të revoltës studentore dhe organizimit periodik të protestave kombëtare në mbështetje dhe mbrojtje të studentëve. Edi Rama siç bëhet në protestën e parë që ndërmori një agresion mesjetar primitiv me të gjitha mjetet kundër saj, përpiqet me të njëjtin skenar me këtë të dytën. Por absolutisht do dështojë dhe do ta shohë vetë se do të dështojë. S'ka pa gjë akoma i them". (A2 Televizion)