Publikuan pamje nga aksidenti, e veja e Kobe Bryant dëmshpërblehet me 29 mln dollarë nga Los Angeles

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 16:26 | Bota

Konteja e Los Angeles-it ka rënë dakord që ta dëmshpërblejë me 29 milionë dollarë të venë e super yllit të NBA, Kobe Bryant.

Vanessa Bryant do të marrë shumën e sipërpërmendur pasi policia publikoi pamje nga rrëzimi i helikopterit që i mori jetën bashkëshortit dhe vajzës së saj, dy vite më parë.

Bashkë me Bryant dhe vajzën e tij Gianna humbën jetën edhe shtatë persona të tjerë që ndodheshin në helikopterin që u përplas në Los Angeles.

Pas ngjarjes, Vanessa hodhi në gjyq autoritetet me pretendimin se ekipet e shpëtimit bënë foto në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po i shkëmbenin si “suvenirë.”

Chris Chester, i cili po ashtu humbi vajzën dhe bashkëshorten në aksidentin e 26 janarit të vitit 2020, ngriti një padi më vete dhe u dëmshpërblye me 20 milionë dollarë.

Në mars të vitit 2021, zonja Bryant bëri publikë emrat e katër sherifëve që sipas saj kishin shpërndarë foto të viktimave të aksidentit.

Ajo deklaroi atëherë se fotot, mes të cilave ishte edhe ajo e vajzës së saj 13-vjeçare Gianna, u shpërndanë “për asnjë arsye, vetëm për thashetheme.”

Helikopteri me të cilin po udhëtonte Bryant, një Sikorsky S-76B, u rrëzua në një kodër, në dalje të qytetit të Calabasas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos