“Punë të mbarë”, 373 studentë ekselentë gati për në administratë

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 17:00 | Politikë
“Punë të mbarë”, 373 studentë ekselentë

373 studentë të ekselencës do të nisin nga nesër punën në administratën publike.

Kryeministri Edi Rama falenderoi studentët që përmes protestës së dhjetorit, i dhanë mundësinë e ngritjes së një sistemi punësimi sipas meritës dhe jo sipas partisë.

“Kjo është një ndihmë shumë e madhe sepse kështu kemi ndaluar edhe prurjet e tepsisë sepse tashmë kemi marrë tjetër angazhim dhe duhet ta zbatojmë. Administratës i japim një energji të re. Ju duhet të jeni vetvetja. Ju po hyni në administratë që administrata të bëhet si ju dhe jo ju të bëheni si administrata”, u shpreh Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos