Punime në kabina, OSHEE: Nesër disa zona të Tiranës pa energji nga ora 08:00-17:00

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 21:31 | Aktualitet
Punime në kabina, OSHEE: Nesër disa zona të Tiranës pa

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa për shkak të punimeve në kabina.

Sipas njoftimit të OSHEE, energjia do të stakohet në zonën përballë qendrës “Kristal Center” nga ora 08:00-17:00, pjesërisht zona rreth shkollës “Sarina”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga ”Irfan Tomini”, dhe zona e ish- fushës “Misto Mame” nga ora 09:00-17:00.

Njoftimi i OSHEE për abonentët Tiranë:

Stakim, 11 gusht

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 11 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

08:00-17:00

Zona përballë qendrës "Kristal Center"

9:00- 17:00

Pjesërisht: Zona rreth shkollës "Sarina",  zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz,  rruga " Irfan Tomini", zona ish- fushës "Misto Mame". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos