Punimet në Kukës, çmontohet stadiumi i vjetër

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 14:58 | Futboll

Vetëm pak ditë pas nisjes së punimeve për stadiumin e ri të Kukësit, struktura ekzistuese po shembet. Kompania nënkontraktore ka hequr fushën me bar artificial, e cila ishte në gjendje të degraduar, ndërsa procesi vijon me çmontimin e stolave te vjetër.

Punimet kanë prekur edhe pjesën rrethuese të fushës, me heqjen e murit. Edhe instalimet elektrike po hiqen, për t’i hapur me pas rrugën shembjes së tribunave të vjetra.

Stadiumi i ri i Kukësit do të ketë kapacitet 8 mijë vende dhe kosto afro 5 milionë euro. Impianti do të jetë një prej më modernëve në Shqipëri dhe sipas standardeve do të presë edhe ndeshje të arenës ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos