“Pusho shqip” është motoja e këtij sezoni turistik të pazakontë në Shqipëri, ku pandemia e koronavirusit detyron turizmin patriotik. Pushimet e verës në Shqipëri dhe të dimrit në Kosovë! Ky ka qenë rekomandimi i thjeshtë që është bërë të mërkurën në plazhin e Shëngjinit, ku është zyrtarizuar sezoni i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë. Por a janë kushtet, a i kemi sot garancitë? A e bën pandemia suksesplotë, një objektiv të vjetër si turizmi patriotik dhe a mund te mbetet i tille jo vetëm falë rrethanave detyruese e pritshmërive, por edhe në rast të alternativave të tjera e mundësive për përzgjedhje. Drejtoresha e Zhvillimit të Turizmit, Rovena Moçka, foli në “Ditari” në A2 për strategjinë e të bërit turizëm nën tonet patriotike dhe rregullat me virusin rrotull. (A2 Televizion)
Pushimet e verës në Shqipëri dhe të dimrit në Kosovë!
