Sa vështirë të investosh në Shqipëri

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 21:52 | Aktualitet

Të bësh biznes në Shqipëri nuk është aspak e lehtë, përkundrazi po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Në këtë përfundim ka arritur Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila ka publikuar Indeksin e Biznesit, ku shënohet rënia më e fortë në 8 vite, me 23 nga 27 indikatorë gjithsej që rezultojnë të përkeqësuar. E problemet nisin me klimën politike, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafit vendas të kualifikuar; performancën e ekonomisë shqiptare; klimën e biznesit; nivelin e korrupsionit; ekonomine informale; burokracitë; nivelin e taksave; politikat e qeverisë. E këto shqetësime rëndojnë jo vetëm mbi biznesin vendas, për të cilin kemi folur shumë shpesh në a2 business, por edhe për invstiutorët e huaj. Thithja e kapitalit ndërkombëtar mbetet një sfidë e madhe për qeverinë përballë tre elementëve: e para pasi investimet e huaja janë një ndër burimet e rritjes ekonomike, në këtë kohë që ekonomia po përballet me një recension që pritet të jetë -5%, më i rëndi në 30 vitet e fundit. E dyta, pasi këtë vit përfundojnë dy projektet madhore, hidrocentrali i Devollit dhe gazjsellësi TAP, që kanë mbajtur edhe peshën kryesore në fluksin e investimeve të huaja dhe së treti, pasi tashmë prej vitesh në rajon është hapur një garë e fortë për thithjen e investimeve të huaja e në këtë drejtim, vendet fqinjë tregohen shumë agresive, duke përdorur incentiva si në drejtim të terreneve, ashtu dhe subvencioneve për të punësuar, që aplikon Serbia dhe Maqedonia e veriut. Në vitin 2015, kompani të rëndësishme botërore zgjodhën Serbinë, pasi studiuan edhe tregun shqiptar për të ngritur filialet e tyre, si Geox, Ferrero Roche, kompania amerikane e prodhimit të airbagëve për makinat, CapCon, Lear Corporation, kompania amerikane, që prodhon tekstile për industrinë automotive etj. Do të flasim sot për investitorët e huaj, cfarë gjejnë dhe cfarë u mungojnë në Shqipëri. Pas materialit, rikthehemi në studio për tiu preznatuar të ftuarit e mbrëmjes së sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos