Pushuesit ‘vjedhin’ drogën e trafikantëve, policia i largon me helikopter

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 20:36 | Bota

Një moment i pazakontë është regjistruar në brigjet spanjolle, teksa një turmë pushuesish tentuan të vidhnin një sasi të madhe drogë nga një skaf që kishte dalë me shpejtësi në breg.

Videoja amatore u filmua në plazhin e Sanlucar de Barrameda në Cadiz, ku turma e pushuesve u afrua me shpejtësi në skafin e braktisur nga trafikantët që po ndiqeshin nga policia në det.

Menjëherë, në vend mbërriti dhe helikopteri i policisë i cili iu bëri thirrje pushuesve që të largoheshin, duke i kërcënuar me masa.

Megjithatë, kjo gjë nuk i ndaloi pushuesit të cilët arritën të largoheshin nga varka e shpejtë me qese të mëdha kanabisi në duar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos