Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë, 2 viktima, mijëra të evakuuar

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 18:44 | Bota

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve shkatërrimtarë që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë dhe që detyruan evakuimin e mijërave banorëve.

Trupat e dy viktimave u gjetën brenda një makinë, në një autostradë që ishte përfshirë nga flakët në të dy anët e saj. Sipas autoriteteve ata ishin duke tentuar të largoheshin nga zona.

Deri në këto momente, raportohet se flakët kanë shkatërruar mbi 52 mijë hektarë me bimësi dhe shumë banesa.

Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërkohë që mbi 650 zjarrfikës vijojnë përpjekjet për të vendosur zjarret në kontroll.

Situata më problematike paraqitet në rajonin e pyllit të Klamath, ku u urdhërua dhe evakuimi i pjesës më të madhe të banorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos