Putin, akuza Ukrainës se po saboton bisedimet për paqe

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 18:43 | Bota
Putin, akuza Ukrainës se po saboton bisedimet për paqe

Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi akuza të rënda ndaj Ukrainës, e cila sipas tij po saboton bisedimet për paqe me Rusinë.

Sipas Kremlinit, komentet e Putin erdhën gjatë një telefonate 45-minutëshe mes liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.

Putin mësohet të ketë mohuar që bllokimi i porteve të Ukrainës nga ushtria ruse është fajtore për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke sugjeruar se shkaku i vërtetë janë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kancelari i Austrisë tha se qëllimi i telefonatës, të cilën e cilësoi si shumë intensive dhe serioze, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.

Ai gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos