“Putin duhet të kishte hedhur bombën në funeralin e Mbretëreshës, ishin të gjithë liderët perëndimorë aty”

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 19:08 | Bota
“Putin duhet të kishte hedhur bombën në funeralin e

Në një emision televiziv rus u tha se Vladimir Putin duhet të kishte hedhur bombën gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, pasi aty ishin mbledhur bashkë të gjithë liderët perëndimorë.

Këtë deklaratë e bëri Olga Skabeyeva, që njihet ndryshe “Kukulla e Hekurt e Putinit”, kur në studio u hodh pyetja se kur është koha e duhur për Rusinë që të përdorë bombën bërthamore.

https://a2news.com/2022/06/02/4-raketa-berthamore-dhe-nuk-mbetet-me-asgje/

“Duhet ta kishim hedhur sot, pasi të gjithë njerëzit që duhen bombarduar ishin në Angli, për funeralin”, tha Skabeyeva, e cila, duke qeshur, shtoi: “Më fal, o Zot”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/29/shtetet-ku-mund-te-mbijetohet-nese-nis-nje-lufte-berthamore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos