Erdogan kundër Putin? "Rusia duhet t’i kthejë territoret Ukrainës"

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 12:48 | Bota
Erdogan kundër Putin? "Rusia duhet t’i kthejë territoret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, doli me një deklaratë të fuqishme ku tha se Rusia duhet t’i kthejë Ukrainës tokat e pushtuara, nëse ka qëllim vendosjen e një paqeje të qëndrueshme.

“Nëse rikthehet paqja në Ukrainë, natyrisht, kthimi i territoreve të pushtuara do të jetë çështje shumë e rëndësishme. Kjo gjë pritet”, tha Erdogan për rrjetin amerikan, PBS.

Me territoret e pushtuara, Erdogan nënkuptoi dhe Krimenë e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe kjo gjë nuk është pranuar asnjëherë nga Ankaraja zyrtare.

Turqia po luan një rol tepër të rëndësishëm që nga nisja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës në muajin shkurt. Ishte pikërisht ky vend që ndërmjetësoi marrëveshjen për të mundësuar eksportin e grurit nga Ukraina drejt pjesës tjetër të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos