Putin “i shpall luftë” komunitetit LGBTI

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 15:14 | Bota
Putin “i shpall luftë” komunitetit LGBTI

Një tjetër goditje për komunitetin LGBTI të Rusisë! Vladimir Putin ka ndaluar me ligj njerëzit të ndryshojnë zyrtarisht gjininë e tyre.

Më konkretisht, ligji, i miratuar unanimisht nga të dyja dhomat e parlamentit, ndalon çdo “ndërhyrje mjekësore që synon ndryshimin e seksit të një personi”, si dhe ndalimin e ndryshimit të gjinisë së një personi në dokumentet zyrtare apo të dhënat publike. Përjashtim do të bëjnë vetëm ndërhyrjet mjekësore për trajtimin e anomalive.

Putin gjithashtu anulon martesat në të cilat një person ka "ndryshuar seksin" dhe ndalon transgjinorët të bëhen prindër birësues.

Ndalimi thuhet se vjen për të mbrojtur "vlerat tradicionale" të vendit. Ligjvënësit thonë se ligji synon të mbrojë Rusinë nga "ideologjia perëndimore antifamiljare". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos