Putin kërkon “burra”, eksperti i sigurisë Qirjazi: Rusia është më e mira për propagandë

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 15:18 | Aktualitet

Në Rusi ka nisur një fushatë, për të nxitur edhe më shumë qytetarët, kryesisht meshkujt, që ti bashkohen fushatës. Një thirrje propaganduese që po shfrytëzohet nga Moska zyrtare, pas raportimit se ushtria ruse po vuan humbje të mëdha dhe nuk po arrin të shënojë progres në territorin ukrainas, më shumë se një vit nga nisja e pushtimit të fqinjit. Video është publikuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes në Moskë, me thirrjen “Behu burrë”, si për të nxitur rusët, që të heqin dorë nga puna civile dhe të lidhin një kontratë bashkëpunimi me ushtrinë. Çfarë po vuan realisht Rusia, që ende vazhdon të kërcënojë me një luftë të re botërore, siç bëri sot ish-presidenti Dimitri Medvedev? Redion Qirjazin, ekspert të çështjeve të sigurisë ndërkombëtare, komenton zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos