Putin me “duar në xhepa”, Biden i dhuron syze dhe një skulpturë bizoni të kristaltë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 11:19 | Bota
Putin me “duar në xhepa”, Biden i dhuron syze dhe një

“Telefonin e hoqa nga priza, rrjetet tona sociale u çmendën. E dinim se po ndodhte diçka”, thotw Peter Waszkiewicz, CEO i Randolph USA.

Mbi 5700 kilometra larg nga kompania amerikane e syzeve Randolph, sigurisht që diçka ndodhi. Presidenti Joe Biden i dhuroi një palë të syzeve të tij të personalizuara, homologut rus, Vladimir Putin.

“Ky ishte modeli që u dhurua. Është ajo që ne e quajmë stili Konkord”, thotë Peter.

Drejtuesi i kompanisë e di se produkti i tyre është i vlefshëm në skenën botërore. Ndjehet shumë krenar për trashëgiminë që ka marrë si emigrant polak, nga babai dhe partneri i tij në biznes.

Rreth gjysëm shekulli më parë, teknologjia ndryshoi punën e Randolph, por sigurisht jo cilësinë. Secila palë do 6 javë dhe rreth 200 hapa për t'u krijuar.

”Këto syze shiten globalisht dhe janë prodhuar zakonisht për ushtrinë amerikane, për 4 dekada. Kompania zotërohet dhe drejtohet nga dy familjet që e nisën atë, duke punuar së bashku.

“Unë jam i sigurt se ai po na shikon poshtë dhe po buzëqesh, dhe po ashtu nuk është vëllai im i ndjerë, i cili në të vërtetë kishte vizionin për të filluar markën tonë. Të ndodhë diçka e tillë thjesht na sjell një buzëqeshje në të gjitha fytyrat tona. Është një nder dhe ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë”, thotë Peter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos