Kina nisi tre astronautët e saj drejt stacionit të ri hapësinor

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 07:43 | Bota

Kina ka nisur drejt hapësirës astronautët e parë që do të qëndrojnë në stacionin e ri hapësinor kinez për një periudhë tremujore, lëvizje kjo që pritet ta çojë Pekinin drejt marrjes së statusit të fuqisë hapësinore.

Raketa Long March-2F, me 3 astronautët e saj në bord, u nis në orët e para të mëngjesit në qendrën e lëshimit në Jiuqan, në shkretëtirën e Gobit.

Ky është misioni i parë kinez me ekuipazh nga viti 2016 dhe i pari që do të ulet në stacionin e ri hapësinor që është ende në fazë zhvillimi. Astronautët do të bashkohen me modulin kryesor të quajtur Tianhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos