Putin rikthen titullin “Nënë heroinë” për gratë me më shumë se 10 fëmijë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 18:45 | Bota
Putin rikthen titullin “Nënë heroinë” për

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka rikthyer titullin “Nënë Heroinë” për gratë që lindin dhe rrisin 10 ose më shumë fëmijë. Këtyre nënave do t’i akordohet dhe një shpërblim prej 16 mijë eurosh, një lëvizje kjo për të kontrolluar rënien demografike që është bërë shqetësuese në Rusi që prej vitit 2018.

Lajmin e sjell agjencia e lajmeve TASS pas dekretit të publikuar në fletoren zyrtare. Në dokument shkruhet se titulli do t’i akordohet çdo nëne të Federatës Ruse që ka lindur dhe rritur më shumë se 10 fëmijë. Ky titull është akorduar dhe më herët në Rusi prej viteve 1944 deri në 1991.

Për të marrë titullin “Nënë Heroinë” duhen plotësuar disa kushte. Ai jepet kur fëmija i dhjetë arrin moshën 1 vjeç dhe në të njëjtën kohë 9 të tjerë janë gjallë. Qeveria ruse gjithashtu do të llogarisë dhe të gjithë ata që konsiderohen të zhdukur apo kanë humbur jetën në mbrojtje të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos