Putin vendosi në gatishmëri armët bërthamore, reagon menjëherë Ukraina

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 16:46 | Bota
Putin vendosi në gatishmëri armët bërthamore, reagon

Ukraina ka reaguar menjëherë pas urdhrit të dhënë nga Vladimir Putin për kalimin në gjendje gatishmëri të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë. Sipas agjencisë “TASS”, urdhri i Putinit ndaj këtyre forcave është dhënë pak më parë “ për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi”.

https://a2news.com/2022/02/27/putin-urdheron-forcat-e-parandalimit-berthamor-te-rusise-qe-te-jene-ne-gatishmeri/

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të dielën se urdhri i Putin ishte një përpjekje për të rritur presionin ndaj delegacionit ukrainas në bisedimet e planifikuara mëngjesin e së hënës.

“Siç e vini re, urdhri i Presidentit Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi se dy delegacionet janë gati për t’u takuar. Ne e shohim këtë urdhër, si një përpjekje për presion shtesë mbi delegacionin ukrainas", tha Kuleba.

Ai shtoi më tej se pavarësisht këtyre zhvillimeve, Ukraina nuk do t’i dorëzohet presioneve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/27/ukraina-takohemi-mengjesin-e-se-henes-me-rusine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos