Ukraina: Takohemi mëngjesin e së hënës me Rusinë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 16:25 | Bota
Ukraina: Takohemi mëngjesin e së hënës me Rusinë

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin, ka bërë të ditur se bisedimet mes delegacionit të Moskës dhe Kievit do të zhvillohet mëngjesin e së hënës.

Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e telefonoi kreun e Kievit të dielën.

“Rezultati i bisedës me Alexander Lukashenko. Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.

Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, shkruan Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos