Putini akuzon Ukrainën për provokimin e përplasjeve me separatistët pro-rusë

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 11:18 | Bota
Putini akuzon Ukrainën për provokimin e përplasjeve me

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për provokimin e pwrplasjes së armatosur me separatistët pro-rusë dhe dështimin për të respektuar marrëveshjet e mëparshme, tha Kremlini në një lexim të një telefonate me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë.

Komentet gjatë një telefonate të martën vonë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, erdhën menjëherë pasi komandanti i përgjithshëm i Ukrainës akuzoi Rusinë për një ndërtim ushtarak pranë kufijve të Ukrainës.

Shefi i ushtrisë ukrainase gjithashtu tha se separatistët pro-Moskës po shkelnin sistematikisht një armëpushim në konfliktin në Ukrainën lindore.

Tensionet janë ndezur në një konflikt që ka vrarë 14,000 njerëz që kur shpërtheu në 2014, sipas Ukrainës. Kyiv dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetrin për një valë të fundit dhune.

Në leximin e thirrjes nga Kremlini, Putini ia vuri fajin Ukrainës dhe e nxiti Kievin të hynte në dialog të drejtpërdrejtë me forcat lokale separatiste.

"Pala ruse shprehu shqetësim serioz për përshkallëzimin e konfrontimit të armatosur që po provokohet nga Ukraina përgjatë vijës së kontaktit dhe refuzimin e saj efektiv për të zbatuar marrëveshjet e korrikut 2020 për të forcuar regjimin e armëpushimit," tha Kremlini.

Gjermania, Rusia dhe Franca janë pjesë e formatit të Normandisë që përfshin gjithashtu Ukrainën dhe që u krijua në 2014 për të zgjidhur konfliktin në lindje të Ukrainës.

Putin, Merkel dhe Macron diskutuan gjithashtu perspektivat për regjistrimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian, si dhe Libinë, Sirinë, marrëveshjen bërthamore të Iranit, tha Kremlini. Putini gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me politikanin e burgosur të opozitës Alexei Navalny, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos