Pyjet digjen prej ditësh në Kukës, helikopteri po punon për shuarjen e flakëve

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 10:28 | Aktualitet
Pyjet digjen prej ditësh në Kukës, helikopteri po punon për

Vatrat e zjarri në Majën e Rrunës, Lakun e Mollëve dhe Lakun e Thive në Kukës vijojnë të jenë ende aktive.

Pyjet në këtë zonë po digjen prej ditësh, edhe pse aktualisht situata nuk paraqitet problematike dhe po punohet si nga toka dhe nga ajri për shuarjen e tyre.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë në qarkun e Kukësit zjarret aktive janë vetëm në Majën e Rrunës dhe me ndërhyrjen e helikopterit shpreson që sot të vihen nën kontroll.

Helikopteri ka nisur punën që në orën 07:00 të mëngjesit duke hedhur ujë në mënyrë që të shuhen vatrat komplet. Ndërsa zjarrfikëset dhe trupat e emergjencave kanë ndërhyrë nga toka ku po bëjnë të mundur vënien nën kontroll flakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos