Qarkullonte me makinën e vjedhur në Spanjë plot me drogë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 12:46 | Kronikë
Qarkullonte me makinën e vjedhur në Spanjë plot me drogë,

Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një 30-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet një sasi lëndë narkotike, kanabis.

Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte i riu, rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.

“DVP Vlorë: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin , 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi , rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi  u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Vlorës

A2 CNN Livestream

Latest Videos